Home SPORT Zyrtare: Shitën të gjitha biletat

Zyrtare: Shitën të gjitha biletat

biii

Organizatori i ndeshjes Kosovë-Haiti, KD Events dhe Art&Event ka njoftuar sonte se në orën 21:00 është mbyllur zyrtarisht shitja e biletave për 5 mars.

“Informojmë qytetarët se bileta më nuk ka në shitje dhe të mos bijnë pre e mashtrimeve. Gjithashtu i sigurojmë qytetarët se biletat e shitura deri më sot kanë tipare të shumta të sigurisë dhe e bëjnë të pamundshme falsifikimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, ata të cilët identifikohen që falsifikojnë bileta apo zihen me biletë falso do të dënohen sipas ligjeve në fuqi.

“Lusim qytetarët të cilët nuk posedojnë bileta ditën e fundit kur edhe zhvillohet ndeshje ndërmjet Kosovës dhe Haitit të mos tentojnë të vijnë afër stadiumit për të kërkuar bileta për të hyrë në stadiumin pasi që ato të gjitha janë shitur dhe kështu vetëm mund të krijojnë tollovi”, thuhet në fund të njoftimit.

Previous articleShaqiri: Ju përshëndes nga Kombëtarja
Next articleArrijnë lojtarët e Haitit