Zzap n‘ Chris dhe Gena thonë se „Duhet“

Eshtë lansuar videoklipi i ri nga producentët Zzap & Chriss dhe këngëtari Gena, i cili vjen si premierë në portalin Telegrafi.

Kënga titullohet „Duhet“ dhe vjen si bashkëpunim i yllit të muzikës pop-folk dhe producentëve të shumë hiteve.

Ky projekt është punuar në muzikë të producentëve, tekst të Rozana Radit.

Videoklipin e ka punuar VissoundMedia dhe bëhet fjalë për një klip mjaft cilësor.

Zzap & Chriss janë prej producentëve më të njohur e më të respektuar në vendin tonë, pasi janë krijues të hiteve „Fenix“, „E Nxonme“, „N’Prishtine“ dhe shumë këngë të tjera.