FBI po ndihmon qeverinë amerikane në kërkimet për aeroplanin e zhdukur për më shumë se një javë, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.
Hetuesit amerikan besohet se po u ndihmojnë autoriteteve malazijase në kërkimin e aparatit simulator të fluturimit si provë, pasi i përkiste një nga pilotëve të fluturimit MH370.
Piloti thuhet të ketë shlyer disa të dhëna nga aparati kopjues i kompjuterit.
Ekipe nga 26 vende po përpiqen të gjejnë fluturimin MH370, i cili u zhduk më 8 mars me 239 persona në bord.