Komuniteti mysliman në Britani, është duke shkruar disa rregulla të cilat parashihen t’u përshtaten edhe ligjeve britanike, me anë të të cilave u mohohet femrave “jobesimtare” që janë të martuara me myslimanë, të kenë trashëgim
Sipas këtyre rregullave, edhe fëmijët jashtëmartesor do të ndalohen të kenë trashëgimi.
Këto lëvizje që do të mund të pranohen nga gjykata britanike, janë një shqetësim i madh për aktivistët, të cilët vlerësojnë se “po ngritet një system paralel ligjor” në Britani nga ana e komunitetit mysliman.
Baronesha Cox, e cila kryeson një fushatë parlamentare për t’i mbrojtur femrat nga ndalesat që u bëhen për shkak të besimit të tyre, ka thënë se ky hap paraqet një “shqetësim të madh” dhe ajo ka ndërmend ta diskutoj këtë problem edhe me ministrat britanikë.
“Kjo dhunon gjithcka të cilën ne e kemi ndërtuar. Është shkelje e madhe e baraizë gjinore”, ka thënë ajo.