Është një hotel që i ka të gjitha komfortet dhe një panoramë përrallore, i cili ndodhet në alpet e Zvicrës. Por mbi të gjitha ka një karakteristikë unike, ekziston vetëm në dimër.
Hotel Iglu-Dorf, është një strukturë hoteliere e përbërë nga 3 mijë ton akull dhe dëborë. Brenda dhomave të tij mund të shijohen edhe vepra të ndryshme arti, të realizuara nga artistë nga mbarë bota.
Hoteli në Oberland Bernese hapet ditën e Krishtlindjeve dhe mund të presë deri në 28 persona. Në dhomat e tij flihet brenda disa batanijeve të posaçme të cilat arrijnë të mbajnë ngrohtë deri në temperatura -40 gradë. Në suitën e hotelit është vendosur edhe një vaskë me hidromasazh.
Sa është çmimi për një natë? 99 euro për një dhomë gjatë javës, ndërsa në fundjavë çmimi shkon 115 euro.