Vërmicë, 13 tetor 2026 – Gjatë kontrolleve doganore në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë evidentuar parregullsi në lidhje me përfundimin e procedurave doganore.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe harmonizimit të tij me gjendjen faktike, zyrtari doganor ka konstatuar se subjekti nuk i kishte përfunduar procedurat doganore dhe kishte tentuar të largohej nga mbikëqyrja doganore.

Veprimi i tillë, në varësi të rrethanave të rastit, mund të përbëjë kundërvajtje doganore sipas dispozitave të Kodit Nr. 08/L-247 për Doganor dhe të Akcizave, për të cilën ndërmerren veprimet përkatëse ligjore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kundërvajtjeve doganore, mbikëqyrjen efektive të mallrave dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së interesave financiare dhe garantimit të konkurrencës së drejtë.