Policët e Stacionit Policor në Podujevë, Skender Fetahu, Nazim Veseli dhe Shqipron Mulliqi, u nderuan me medalje për shpëtim jete nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Mirënjohje e veçantë për ta dhe për të gjithë policët tanë, të cilët me përkushtim, profesionalizëm dhe guxim janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve dhe mbrojtjes së sigurisë së tyre.