Drejtoria e Arsimit, njofton nxënësit e interesuar se është shpallur konkursi plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të, në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional IAAP “Isa Boletini” dhe IAAP “Fan S. Noli”, për vitin shkollor 2026/2027. Konkursi përfshin vende të lira në profile të ndryshme profesionale.

Dokumentet për aplikim dorëzohen më 17, 18 dhe 19 gusht 2026, në shkollën përkatëse, nga ora 08:00 deri në 16:00, ndërsa rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen më 20 gusht 2026. Për kriteret, dokumentacionin e nevojshëm, profilet dhe të gjitha informacionet e tjera, konkursin e plotë mund ta gjeni në vegzën e mëposhtme.

Klikoni që të hyhet te Konkurs-Plotesues-Regj.-nx.-kl.-X-2.pdf

14.08.2026, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim