Sot, së bashku me Ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi, nënshkruam Marrëveshjen e Grantit për financimin e programeve të banimit në Komunën e Podujevës, në vlerë prej 1 milion e 835 mijë euro.

Përmes kësaj marrëveshje do të financohen 18 njësi të reja të banimit social me 1.2 milionë euro, renovimi i 10 shtëpive private me 250 mijë euro dhe rindërtimi i 7 shtëpive private me 385 mijë euro.

Në total, nga këto programe do të përfitojnë 35 familje/njësi banimi, duke krijuar kushte më të mira dhe më të sigurta të banimit për familjet në nevojë.