Home Kuriozitete 10 gropat më të mahnitshme në botë (FOTO)

10 gropat më të mahnitshme në botë (FOTO)

Në të gjithë botën natyra bën mrekulli dhe ndër bukuritë më të rralla të natyrës janë edhe gropat, që shpesh krijohen nga kriteret e vullkanëve, nga dora e njeriut, nga erozioni etj.

Njihuni me gropat me pamjet më mahnitëse që keni parë ndonjëherë

1. Krateri i Gasit në Darvaza – Turkmenistan (dera e ferrit)

Në zemrën e shkretëtirës së Karakumit në Turkmenistan, Krateri i gasit në Darvaza apo ndryshe e quajtur edhe “dyert e ndezura” e jep një ndriçim e cila mund të dallohet me kilometra gjat netëve të errëta.

2. Miniera e Diamantëve Kimberley – Afrikë Jugore

Miniera e Diamantëve Kimberley (e njohur edhe si “gropa e madhe”) e mban titullin (e diskutueshëm) si gropa më e madhe e njohur në botë e cila është gropuar ndonjëherë nga dora e njeriut. Që nga viti 1866 deri më 1914, 50 000 minatorë e gropuan gropën me lopata, duke nxjerrë 2 722 kg diamant.2. Miniera e Diamantëve Kimberley – Afrikë Jugore:

3. Pellgu Monticello – Kaliforni

Pellgu Monticello është një pellg që gjendet në qarkun e Napas në Kaliforni, e cila është më e njohura në Shtetet e Bashkuara për shkak të cikleve në kanalin shkarkimit të ujit me normë prej 22.8 metra kubik për sekond.

4 Kanjoni Bingham – Utah

Kjo është miniera e Bingham Canyon në mallet Oquirrih në Utah. Miniera është 1.2km e thellë dhe 4 km e gjerë. Konsiderohet si miniera më e madhe që e ka bërë dora e njeriut

5. Vrima e Kaltër madhështore – Belize

Vrima e Kaltër madhështore është një vrimë nënujore në bregdetin e Belizes. Vrima shtrihet 304.8m mbi det dhe është e thellë 121.92m. Kishte marr formë prej gurit gëlqeror gjatë epokës së fundit të akullnajave.

6. Miniera Mirny Diamond – Siberi

Miniera e diamantit Mirny është 525m e thellë dhe ka diameter prej 1,200m. Ishte miniera e parë dhe më e madhja në Bashkimin Sovietik, e cila tani është bojkotuar, shkuran Ilirida.net. Për deri sa ishte ende në shfrytëzim, do t’i nevoiteshin 2 orë rrugë që një kamion ta kalonte rrugën prej pikës së lartë të minierës deri tek pika më e ulët.

7. Miniera Diavik – Kanada

Miniera Diavik gjendet në pjesën veriperendimore të Kanadës. Miniera (e cila ishte hapur në vitin 2003) prodhon 8 milion karat diamond, apo 1 600kg për çdo vit.

8 Gropa shafitëse – Guatemala

Më 26 Shkurt 2007, një gropë e thellë rreth 91.44m i kishte përbi dhjetra shtëpi në Guatemala. Kjo shafitje ishte shkaktuar nga rreshjet e shumta të shiut dhe nga rrjedhjet nëntokësore të ujërave të zeza.

 

9. Pellgu Udachnaya – Rusi

Pellgu Udachnaya është një minierë diamandi në Rusi. Miniera ishte zbuluar në vitin 1955 dhe është 600m e thellë.

10. Chuquicamata – Kili

Chuquicamata është një minier e bakrit në Kili. Kjo minier konsiderohet të jetë prodhuesja më e madhe në botë e bakrit, edhe pse nuk është më e madhja për nga territori. Miniera është mbi 850m e thellë

Previous articleVjosa Osmani: Nuk pranoj asnjë post ministror, kam folur një herë
Next articleThaçi i del në mbrojtje rektorit Zejnullahu