Jack Johns është drejtor ekzekutiv i “Johns Management Group”, kompani që blen libra të rinj e të vjetër dhe i shet ata përmes internetit.
Nga shtëpia e vet në qytetin amerikan Maria ai kontrakton porositë dhe mban kontakte me klientët. E gjithë kjo nuk do të ishte për t’u habitur sikur ndërmarrësi të mos ishte vetëm dhjetë vjeç.
– Punës i qasem me dozën më të madhe të përgjegjësisë. Edhe pse punoj në shtëpi, gjithmonë vesh këmishë. Kam vënë rregulloren në të cilën shkruan se alkooli dhe armët janë rreptësisht të ndaluara në vendin e punës, thotë me zë serioz ky djalosh.
Kompania e tij ka katër të punësuar nga të cilët edhe drejtoren e marketingut Skyalr Swols, moshatare e Jackut.
– Jam e ngarkuar, me ftesat telefonike. Të punosh me Jackun është si ta kalosh ditën në Disneyland, thotë ajo.