Home SHOWBIZ 19 vdekjet misterioze VIP

19 vdekjet misterioze VIP

Marilyn-Monroe-Marlyn Monroe vdiq më 5 gusht të vitit 1962 në moshën 36-vjeçare.  Zyrtarisht ajo vdiq nga një koktejil i përzier me drogë, por hipoteza më e mundshme është ajo e vetëvrasjes. Megjithatë edhe sot e kësaj dite ekziston teza se ajo është vrarë. Teoricienët  e konspiracionit, kanë vënë gishtin tek të gjithë të dashurit e saj, përfshirë edhe presidentin amerikan, John Kennedy.

elvis-presleyElvis Presley vdiq në Mehmpis më 16 gusht 1977, në moshën 42-vjeçare. Shkaku zyrtar i vdekjes ishte një arrest kardiak, por ka ende dyshime dhe supozime të shumta mbi vdekjen e këngëtarit.  Mendohet se Presley gjeti  vdekjen nga një mbidozë.  Elvis Presley u bë një mit për të gjithë, sa që mendohet se ai është ende gjallë, por që ka vendosur të mos dalë më në skenë.

GAB013_Jimi_HENDRIXXhimi Hendrix u gjet i vdekur më 18 shtator, 1970 në dhomën e hotelit “Samarkand” në Londër. Ai ishte 27 vjeç kur vdiq nga përzierja e koktejlit dhe e  qetësuesve , të paktën sipas versionit të të dashurës së tij,  Monika Dannemann , e cila vdiq duke kryer vetëvrasje në vitin 1996. Hendrix  kreu vetëvrasje në vitin 1996. Sipas James Wright, teknikut të zërit të kitaristit, i cili botoi “Rock Roadie”, agjenti I Hendrix, Michael Jeffery është ai që e ka vrarë, për t’i marrë dy milionë dollarët. Jeffery vdiq në vitin 1973 në një aksident ajror në Francë.

Curt Cobain Kurt Cobain vdiq më 8 prill 1994, nga një plumb në kokë. Zyrtarisht u tha se Cobain kreu vetvrasje, por familja dhe fansat pretendojnë se lideri i grupit Nirvana është vrarë, madje ka qenë e përfshirë edhe CIA. Cobain ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare dhe është pjesë e të ashtuquajturit “Klubi 27”, që nënkupton se bën pjesë tek grupi këngëtarëve që kryen vetëvrasje në atë moshë.

 

Bruce LeeBruce Lee- ishte 32 vjeç kur vdiq më 20 korrik të vitit 1973, si pasojë e një reaksioni . Klasifikuar si “vdekje aksidentale”, zhdukja e Lee ka prodhuar shumë hipoteza,  për vetë faktin se as mjekët nuk kanë mundur të zbulojnë shkakun e vërtetë të vdekjes. Pastaj u tha se Bruce Lee ishte helmuar.

 

Brandon LeeBrandon Lee, djali i Bruce Lee, vdiq më 31 mars 1993 gjatë xhirimeve të filmit “The Crow.” Gjatë skenës me të shtëna , arma gabimisht ka qenë mbushur me plumba realë. Teoritë rreth vrasjes së tij janë të shumta ,njësoj si për vdekjen misterioze të babait  të tij, por Brandon thuhet se është vrarë nga mafia kineze.

 

Jim-Morrison1 Jim Morrison vdiq në Paris më 3 korrik të vitit 1971 kur ishte vetëm 27 vjeç. Rrethanat e vdekjes së liderit të “The Doors” nuk janë qartësuar plotësisht. Morrison u gjet në vaskën e shtëpisë në “Le Marais” ku jetoi për disa kohë me të dashurën e tij Pamela Courson. Raportet zyrtare mjekësore flasin se vdekja e tij erdhi si pasojë e një arresti kardiaik, por asnjëherë nuk është kryer një autopsi.

David CarradineAktori David Carradine u gjet i vdekur më  4 qershor të vitit 2009 në një hotel në Bangkok, teksa ishte në Tajlandë për xhirimet e një filmi.  Fillimisht u fol për vetëvrasje për shkak se aktori vuante nga një sëmundje. Më pas hetimet e policisë arritën në konkulzionin se  Carradine ishte viktimë e një loje autoerotike, që përfundoi në tragjedi. Familja kurrë nuk ka besuar këtë version, madje as në hipotezën e vetëvrasjes.

NancyNancy Spungen dhe Sid Viciouz. Më 12 tetor të vitit 1978, 20 vjeçarja Nancy, u gjet e vrarë me thikë në dhomën e  hotelit “Chelsea” (New York), ku ka jetuar me Sid.

Sid Viciouz u arrestua për vrasje dhe pastaj pas pagesës fitoi larine me kusht. Sidi vdiq më 2 shkurt të viti 1979 nga një overdozë heroine.  Shumë besojnë se Nancy u vra nga njerëzit e lidhur  me drogën dhe se vrasësit e tij më pas kanë vrarë edhe Vicius.

Witney HoustonWhitney Houston  vdiq më 11 shkurt  të vitit 2012, kur ishte vetëm 48 vjeçe.  Sipas autopsisë, Houston vdiq ‘aksidentalisht’ në vaskë  në  hotelin “Beverly Hilton” në Beverly Hills, si rezultat i sëmundjes vaskulare dhe marrjes së tepruar  të drogës. Megjithatë, ka hipoteza se Houston mund të jetë vrarë. Sipas një hetuesi privat, Whitney është vrarë nga dy persona të armatosur, të cilët po mblidhin borxhet e drogës.

Natalie WoodAktorja Natalie Wood vdiq më 29 nëntor të vitit 1981 në moshën 43 vjeçare. Aktorja u mbyt në brigjet e Santa Catalina Island (Kaliforni), ndërsa ishte në jaht me burrin e saj Robert Wagner dhe aktorin Christopher Walken. Nga dëshmitë e Wanger dhe Wlaken vdekja është konsideruar aksidentale. Megjithatë, çështja u rihap në vitin 2011 dhe më pas në vitin 2013, nga ku dolën në dritë detaje të reja të autopsisë, duke zbuluar shenja dhune në krahë, në duar dhe në qafën e aktores. Sipas autopsisë mjeko-ligjore , “ekzaminimi i kryer nuk  përjashton faktin se vdekja mund të jetë dhe aksidentale,” por duke pasur parasysh se ka ende shumë pyetje pa përgjigje, arsyet e vdekjes së saj mbeten të “papërcaktuara”.

Jack NanceAktori Jack Nance vdiq më 30 dhjetor të vitit 1996, kur ishte vetëm 53 vjeç. Pas pjesëmarrjes në filmin ”Pararoja”, ai u bë i famshëm për rolin e tij në “Twin Peaks” nga David Lynch. Aktori u gjet i vdekur në banesën e tij ndoshta për shkak të disa lëndimeve në kokë, nga një rrahje e ndodhur dy ditë më parë.

Amy-Winehouse-Këngëtarja Amy Winehouse u gjet e vdekur me 23 korrik të vitit 2011 në shtëpinë e saj, në “Camden Square” në Londër.

Edhe Amy nuk ishte më shumë se 27-vjeçe. Autopsia e kryer më 25 korrik nuk sqaroi shkakun e vdekjes, çka bëri që hetimet të dilnin me gabime të shumta. Flitet se këngëtarja vdiq si pasojë e një mbidoze, përfshirë këtu edhe abuzimin me alkoolin, por hipotezat vazhdojnë e shtohen.

 

Brian JonesBrian Jones vdiq më 3 korrik të vitit 1969. Ish-kitaristi dhe anëtari themelues i Rolling Stones është gjetur në fund të pishinës në shtëpinë e tij në Sussex. Raporti mjeko-ligjor e klasifikoi vdekje “aksidentale”. Më pas e dashura e tij, Anna Wohiln, ishte i bindur për një komplot nga ana e shokut të tij. Ajo pohoi se Jones u vra  nga ndërtuesi Frank Thorogood.

Natën e 31 gushtit të vitit 1997 vdiq Diana Spencer, Dodi Al-Fayed dhe shoferi Henri Paul në një aksident automobilistik, në Pont de l’Alma në Paris.

LAdy Diana

Lady D ishte vetëm 43 vjeçe. Hipotezat për vdekjen e saj vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Disa flasin për një komplot që përfshinë disa antarë të familjes mbretërore britanike dhe të shërbimeve sekrete, por nga hetimet deri më sot nuk ka dalë asgjë në dritë.

Michael Jakson“Mbreti” i Popit Michael Jackson vdiq kur ishte vetëm 51-vjeç më 25 qershor të vitit 2009 në rezidencën e tij në Los Anxhelos. Shkaku i vdekjes ishte nga një mbi dozë ilaçesh. Mjeku i tij Conrad Murray është akuzuar për vrasje pa paramendim dhe u dënua me 4 vjet burg. Por shumë, duke përfshirë familjen, nuk besojnë në këto konkluzione.

Luici Tenco Sipas tezave zyrtare LUIGI TENCO kreu vetëvrasje në një hotel në Sanremo, në natën ndërmjet 26 dhe 27 janarit të vitit 1967, kohë kur po zhvillohej festivali. Vdekja e këngëtarit shkaktoi trazira për muzikën dhe për shoqërinë italiane. U fol për depresionin e tij dhe për marrëdhënien me Dalidën. Hipotezat në lidhje me vdekjen e tij janë se hetimet nuk vazhduan në mënyrë normale.

moana pozziMoana Pozzi vdiq në Lyon më 15 shtator të vitit 1994, kur ishte vetëm 33 vjeçe. Shkaku zyrtar i vdekjes së pornstares është kanceri, por vdekja e papritur e Moanas, prodhoi shumë thashetheme dhe teori të ndryshme. Teza më e fortë ishte ajo se vdekja e saj ka qenë pasojë e prekjes nga  AIDS, por më pas u tha se ajo ishte ende gjallë. Në vitin 2004, u hap një hetim në përpjekje për të kuptuar këtë teori por në vitin 2005, për herë të parë, familja tregoi tek programi “Njerëz të Humbur” çertifikatën e vdekjes së Moanas.

Marco Pantani Marco Pantani u gjet i vdekur më 14 shkurt të vitit 2004 në rezidencën  ”Le Rose” në Rimini. Autopsia tha se çiklisti kishte vdekur nga një edemë pulmonare dhe cerebrale e shkaktuar nga një mbidozë kokaine. Pra, shumë dyshime dhe pyetje pa përgjigje në lidhje me vdekjen e Pantanit. Avokati i familjes ka bërë thirrje kohët e fundit për rihapjen e çështjes.

Previous articleLypsari jep 40 mijë euro për bamirësi
Next articleRealizon dëshirën e fundit, më pas vdes