Home LAJME 25 Miljonet e premtuara nuk do ti marrin ish-punëtoret e Fabrikës së...

25 Miljonet e premtuara nuk do ti marrin ish-punëtoret e Fabrikës së Tubave

Qeveria nuk do të ndajë asnjë metelik për kompensimin e ish-punëtorëve të IMK-së, shkruan sot “Koha Ditore”. Kryeministri Hashim Thaçi i ka pasur vetëm premtime deklarimet në funksion të kompensimit të një shume prej më shumë se 25 milionë eurove që kërkojnë ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave dhe të Çelikut.

Për këtë qëllim, Qeveria që ai drejton nuk do të ndajë asnjë metelik. Në Ekzekutiv kanë thënë se AKP-ja duhet ta bëjë kompensimin. E në AKP kanë treguar se shlyerja e obligimeve ndaj ish-punëtorëve mund të bëhet vetëm me aq mjete sa mbeten nga 3.6 milionë eurot e shitjes së ndërmarrjes, pasi të shlyhen borxhet e tjera, përfshirë dhe ndarjen e 20-përqindëshit.

Vendimi i Kuvendit vetëm obligon AKP-në që të sigurojë pagesën e borxhit ndaj punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj, dhe nuk e përmend fare shumën. Po kështu obligon Qeverinë që në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë që ka, të kryejë të gjitha obligimet që dalin nga aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Previous articleWenger në prag të ndeshjes së 1000-të me Arsenalin
Next articleAnalistët, skeptikë për koalicionin AAK-LDD