Kryeprokorori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Jonathan Ratel, thotë se po hetohen profile të larta të vendit nën dyshimet për korrupsion dhe krim të organizuar. Ratel thotë se po hetohen edhe vrasjet e pasluftës.
Ai nuk ka dhënë emra se kush nga këto profile të larta është duke hetuar, por ka thënë se shumë shpejt do të shihen rezultatet e luftimit të korrupsionit. “Ne kemi oreksin për ti zënë ata që ju i quani peshqit e mëdhenj”, ka thënë veç tjerash Ratel