Sot, në përvjetorin e 28-të të Betejës së Kaçandollit, së bashku me komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, anëtarë të ekzekutivit komunal, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë, përkujtuam me nderim këtë ngjarje historike.
Beteja e Kaçandollit është një prej dëshmive më të fuqishme të vendosmërisë sonë për liri. Ajo është vazhdimësi e përpjekjeve tona për t’u çliruar nga robërimi shekullor dhe tregon se ushtarët e UÇK-së dhanë gjithçka që kombi ynë të jetë i lirë.
Gjatë tri ditëve të betejës (15, 16, 17 shtator), duke luftuar ballë për ballë me armikun, ranë për të mos vdekur kurrë 7 dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu.
Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të Betejës së Kaçandollit!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!
