Më 15 shtator 2026, në Podujevë do të shënohet 28-vjetori i Betejës së Kaçanollit, në nderim të dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit, aktivitetet përkujtimore do të zhvillohen në dy lokacione.

📍 Ora 11:30 – Homazhe në “Kompleksin e Dëshmorëve” në Penuhë.

📍 Ora 13:00 – Manifestim përkujtimor dhe homazhe në Kaçanoll.

Aktivitetet organizohen nga Komuna e Podujevës dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, me qëllim të nderimit të sakrificës, qëndresës dhe kontributit të dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së në Betejën e Kaçanollit.

“Ju mirëpresim!”