Home LAJME 31 fëmijët shqiptarë mbeten në Siri

31 fëmijët shqiptarë mbeten në Siri

Ndërsa konfirmohet se nga Shqipëria janë larguar drejt Sirisë për të luftuar 86 shtetas shqiptarë, për 13 prej tyre Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të dhëna të provuara edhe nga sistemi TIMS, se kanë marrë me vete bashkëshortet.

Ndërsa konfirmohet se nga Shqipëria janë larguar drejt Sirisë për të luftuar 86 shtetas shqiptarë, për 13 prej tyre Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të dhëna të provuara edhe nga sistemi TIMS, se kanë marrë me vete bashkëshortet dhe fëmijët.

Mosha më e vogël e një të mituri të marrë nga prindërit e që ndodhet aktualisht në Siri, është një vajzë 6-muajsh nga fshati Gurras e Pogradecit, e cila rezulton të ketë lënë Shqipërinë në fundt te tetorit 2013, se bashku me nënën e të atin, Krenar Shulin, si edhe me te motrën dhe te vellanë, edhe këta te mitur.

Prokuroria shton se ka dyshime të forta referuar daljeve nga kufiri shqiptar, se aktualisht ndodhen ne Siri 31 fëmijë, disa prej tyre tashme kanë mbetur vetëm me nënat, siç është rasti i fëmijëve te shtetasit Diamant Rasha, që pas vrasjes se tij ata janë vetëm me te ëmën.

Një tjetër rast është edhe ai i shtetasit Hamit Muslia, i njohur si Ebu Enesi, i cili është vrarë, duke lënë katër fëmijët në Siri. Në Siri kanë mbetur edhe fëmijët e imamit Genci Balla, i njohur si Abdurrahim Balla, i arrestuar pak ditë më parë në Tiranë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda aktualisht po vijon hetimet duke pyetur familjarë të të gjithë personave që ndodhen ne Siri, disa prej të cilëve janë shfaqur të pakënaqur e kanë akuzuar të arrestuarit, ndërsa disa të tjerë shprehen se nuk e dinin që të afërmit i kanë në luftë, por se janë të punësuar në Turqi apo Arabinë Saudite. Javën që vjen, tha një burim i Top Channel, pritet të merren në pyetje disa nga personat që janë kthyer nga lufta në Siri, prej të cilëve 12 prej tyre janë të plagosur.

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/bota/31-femijet-shqiptare-mbeten-ne-siri-12894/#sthash.rmBmVM8s.dpuf

Previous articleRusët djegin flamurin gjerman midis Dortmundit
Next article​Nokia prezanton telefonin 15 eurosh