Në vitin 1990 studiuesit vunë re se kur njerëzit dëgjojnë muzikën klasike të shekullit të XVIII, ata tregojnë një nivel inteligjence shumë të mirë.
Studime të shumta janë bërë në lidhje me ushqimet që ndikojnë në nivelin e inteligjencës, krahas testimeve për muzikën më të mirë. Më poshtë po ju rendisim disa nga ushqimet që mendohet të ndikojnë më pozitivisht në shëndet.
Vaji i peshkut (përfshirë ushqimet si salmoni, karkalecat, sardelet etj). Duke qenë se mbi gjysma e trurit është e përbërë nga lipoidet dhe 65% e tyre janë acide që i përkasin familjes Omega, gjenden shumë kollaj në produkte te tilla si vaji i peshkut dhe ushqimet e sipërpërmendura.
Ushqimet e përditshme (qumështi, djathi, gjalpi). Në Amerikë dhe në Australi, pas analizimit të nivelit të inteligjencës së disa vullnetareve, rezultoi se ata që e kishin një I.Q diku tek mesatarja dhe më të lartë, ishin konsumues të rregullt të produkteve të tilla, në përditshmërinë e tyre. këto produkte i ndihmojnë në mbajtjen mend, duke qenë se janë natyrale dhe bio.
Mishi (i pulës, i qengjit, i viçit). Këto ushqime janë të pasura me vitaminat B1, B6, B9 dhe B12, si dhe të pasura me oksigjen, i cili përbën rreth 25% të trurit.
Drithërat. Kanë fibra të cilat ndihmojnë në mbajtjen mend dhe bëjnë pjesë në djetën mesdhetare, duke qenë se janë ushqime bio dhe me nivel shumë të lartë të elementëve që ndihmojnë në largimin e stresit./a.s/noa.al/