Home Kuriozitete 6 vjet e vdekur në veturë, askush nuk e vëren mungesën e...

6 vjet e vdekur në veturë, askush nuk e vëren mungesën e saj!

1374562301Kishte gjashtë vite që fqinjët nuk e ishin parë më. Ndërsa ata po mendonin se ajo mund të jetë shpërngulur, trupi i vdekur i fqinjës së tyre gjatë gjithë kohës po kalbej në veturën e saj në një garazh të qytetit amerikan Pontiac.

Kufoma e mumifikuar është gjetur në ulësen e prapme të veturës.

Ajo kishte të veshura xhinse, një bluzë dhe një mantel shiu. Dritaret e makinës kishin qenë të mbyllura. Ndërkohë, pas kryerjes së obduksionit, mjekët kanë konstatuar se gruaja fatkeqe nuk ka qenë viktimë e ndonjë vdekjeje të dhunshme. Por, shkaku i vdekjes megjithatë nuk ka mundur të konstatohet, shkruan macombdail.com.

Fqinjët kanë pohuar se bari para banesës së gruas është kositur rregullisht gjatë gjithë kohës dhe se po ashtu në kutinë postare të saj nuk janë grumbulluar letrat.
Gjithashtu edhe faturat gjatë gjashtë vjetëve të mungesës së saj janë paguar rregullisht, pasi që ajo në të gjallë të saj e kishte rregulluar që kjo të behej automatikisht nga banka. Të gjitha këto kanë bërë që mungesa e saj të mos binte në sy.

Focus.de shkruan se gruaja e vdekur është me prejardhje gjermane.

Previous articleTë mirat dhe të këqija e kafeinës
Next articleHumbet në oborrin e shtëpisë, lajmëron policinë