Sot, në 9-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtuam me respekt dhe mirënjohje ish-kryetarin e Podujevës, mikun tim, Agim Kikaj.
Bashkë me familjen Kikaj, nënkryetarin Restelica dhe drejtorin Fetahu, vendosëm lule pranë varrit të veprimtarit të shquar, intelektualit dhe udhëheqësit që la gjurmë të pashlyeshme në jetën politike dhe institucionale të vendit.
Lavdi e përjetshme për Agim Kikajn. I paharruar qoftë kujtimi për të.
