Pas fitores së saj në “Strictly Come Dancing” në fund të vitit të kaluar, Abby Clancy pranon se ajo ishte e shqetësuar se rutina e saj e kishte bërë atë një figurë muskuloze dhe mashkullore.
28- vjeçarja e shqetësuar tha: “Jam duke u kthyer në një mashkull, unë pa dyshim jam shndërruar, unë sigurisht nuk jam për të bërë këto ushtrime kaq intensive, por unë ndihem mirë, ndihem e shëndetshme.”
Modelja dhe prezantuesja televizive, e cila është e martuar me lojtarin e futbollit Peter Crouch, ka marr përsipër si një fytyrë e re e markës së veshjeve të brendshme për femra nga gruaja e Michael Buble, Luisana Lopilato. Ajo modelon koleksionin e ri të verës që është në dispozicion për blerje si në dyqane ashtu edhe online përmes internetit qysh sot.
Modelja pranoi se modeli i saj i preferuar i të mbrënshmeve është ai si “Panther”, me ngjyrë pantere me varëse argjendi dhe me numrat 32-38. Çmimi është 29 euro.