Home SHOWBIZ Adelina Berisha sqaron fshirjen e klipit nga youtube

Adelina Berisha sqaron fshirjen e klipit nga youtube

Njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të skenës kosovare Adelina Berisha , ka mbajtur premtimin që u kishte bërë fansave të saj.
Ajo ka premtuar që të lansojë klipin e këngës “Për ty”, këngë kjo me të cilën po merr pjesë në festivalin muzikor “Top Fest”. Mirëpo, vetëm pak orë pas lansimit të këtij klipi, ajo është fshirë.
E kontaktuar nga Indeksonline për të marrë vesh arsyen pse ka ndodhur një gjë e tillë, këngëtarja bukuroshe ka spjeguar se e gjitha kjo ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të vogël në mes të produksionit “Imagine” i cili ka realizuar klipin, dhe atij të Top Channel.
Sipas saj, produksioni është ngutur paksa me lansimin e klipit, meqë marrëveshja me televisionin Top Channel qendron që eksluzivitetin e klipit ta ketë ky television, për aq kohë edhe sa zgjatë festivali.
Indeksonline merr vesh se me kerkesën e madhe të fansave për të parë klipin e këngës “Për Ty” e cila ka pothuajse më së shumti klikime , ka bërë që produksioni “ Imagine” të ngutet paksa.
Këngëtarja poshtu i ka thënë Indeksonline se menjeherë pas përfundimit të festivalit, fansat e saj do të mund të shijojnë klipin e saj.

Previous articleHoxhaj: Kosova me viza të reja, hap drejt BE-së
Next articleShërbimit Informativ Shtetëror: Shqiptarët në Siri janë rreshtuar me terroristët, jo me opozitën