Home SHOWBIZ Adelina, “Çdo femër, së paku një herë në jetë, duhet ta provoj...

Adelina, “Çdo femër, së paku një herë në jetë, duhet ta provoj dashurinë pa kushte”

adelinaismaili-1_4044Daljet e saja mediale janë të rralla por godasin fortë. Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili këtë radhë kishte vendosur të rrëfehet për revistën ‘’Flatra’’ ndërsa ne ju sjellim disa pjesë nga ajo intervistë në të cilën pop diva rrëfehet ndryshe. Se çfarë bën, çfarë pëlqen, e shumë gjëra të tjera i tregon vet Adelina.

Ka një kohë të gjatë që nuk jeni shumë prezente në skenën shqiptare, na tregoni më shumë se në cfarë jeni e angazhuar gjatë kësaj kohe?

Kam një projekt në të cilin punohet rreth një viti dhe do të punohet edhe më gjatë, kam angazhimet e mia të zakonshme në politikën kosovare, të cilat nuk mbarojnë kurrë, jam duke ndihmuar që kompania jonë e lokalizuar në Zvicër dhe Francë të zgjerojë biznesin edhe në Shqipëri e Kosovë, kam një jetë private në të cilën angazhohem maksimalisht dhe absolutisht nuk mendoj që duhet medoemos të jem e angazhuar muzikalisht pas 27 viteve karrierë intensive. Jam e vetmja që besoj i kam dhënë të gjitha provimet që janë kërkuar nga unë pa pasur asnjë borxh ndaj askujt sepse po flasim për muzikë, unë nuk kam votën e qytetarit të ndihem e obliguar, unë kam dashurinë e miqëve, nuk parapëlqej fjalën fans pasi shumicën i konsideroj miq të vërtetë dhe për këtë arsye do të jap maksimumin që këtë vit të sjell një bashkëpunim muzikor i cili guxoj të them se do të jetë një bombë e vërtetë në muzikën shqiptare, ja më nxorët surprizën (qesh).

Sipas jush cila është vështirësia apo sfida më e madhe sot për muzikantët?

Neveria që ndjej për muzikën autoktone shqipe. Nuk besoj se ka sfida tjera, çdokush mund të këndojë, kurrë nuk ka qenë e lehtë të bëhesh këngëtarë se sa sot. Por sida e këngëtarëve shqiptarë sot është kompleksi i tyre i inferioritetit që kanë me veten e tyre ndaj asaj çfarë janë. Këngëtarët shqiptarë do të ishte mirë sikur të mos ndiheshin aq të kompleksuar të tregojnë se çfarë janë në të vërtetë.

Nëse themi Kosovë, çfarë të vjen në mendje?

Gjak dhe mjaltë. Vendi i cili nuk më ka dhënë asnjë rrogë për 27 vite punë por më ka dhuruar hyjnoren e një dashurie pafund të kosovarëve, dashuri altruiste e cila nuk blihet me asgjë.

A ka qenë gjithmonë muzika kënaqësia juaj më e madhe?

Jo, muzika kur u kthye në showbiznes shpesh ka qenë dhimbja ime më e madhe. Suksesi më sillte shumë dhimbje se sa të mira, e kam kuptuar kur kam njohur kënaqësitë e vërteta të jetës. Ishte dhimbje që zgjaste aq shumë saqë në një moment jeta u kthye në inspirim të pashtershëm. Misioni i vetëm u bë, që të luftoja të keqen përmes një arti të bukur, muzikës. Jo se isha mazohiste, por nuk guxoja të kthehesha në një sadiste dhe gjeja kompromisin hyjnorë që vetëm arti e mundëson.

Ndonjë dashuri tjetër përveç muzikës?

Sporti, shkrimi, politika, kam një pasion të çuditshëm ndaj armëve, kryesisht thikave, besoj që është pasojë e kohës në të cilën jam zhvilluar, aktrimi si një dashuri e fshehtë.

Çfarë është e domosdoshme për një artist, në këtë rast këngëtarë?

Talenti natyrisht, por edhe shkollimi adekuat, edukimi, dashuria ndaj kombit, pra vetvetes dhe origjinalitetit, asgjë nuk mund t’i rezistojë kohës, besoj se artisti nuk guxon të mbyllet në botën e vogël të xhelozisë, inateve personale, borgjezise… Një artist duhet gjithmonë të shikojë gjërat më gjerë, më me objektivitet dhe t’i pasqyrojë ato ashtu si janë pse jo edhe t’i zbukurojë, artisti pasuron shoqërinë, kjo është primare, nuk flas për pasurinë materiale por për atë shpirtërore.

Përveç përvojës personale, cili apo cilët janë ata artistë që kanë influencuar në karierën tuaj artistike?

Gjithmonë kam thënë që më quajnë të madhe sepse kam ecur me gjigantët, kam pasur fatin të jetoj dhe veproj në kohëra të tmerrshme, por afër artistëve të mëdhenj, shumica e tyre janë njerëz gjenial nëse jo të gjithë artistë më kanë influencuar më së shumti pasi që kam pasur fatin t’i njoh personalisht. Askush nuk mund të mohoj që artisti i madh është një njëri i madh në jetën e përditshme. Guxoj të përmend Sabri Fejzullahun, Vace Zelën, Ismail Kadaren edhe pse e takova vetëm njëherë në jetë, ndikimi i atij gjeniu nga disa fjali që…

Këshilla më e mençur që ju ka dhënë dikush?

Nëna ime, ”bëj atë që të do zemra, në fund je ti ajo që do gjykohesh vetëm nga vetja”.

Si i keni raportet me duhanin a e konsumoni?

Po e konsumoj, kemi raporte të shkëlqyera, më do dhe e dua (qesh).

Cilat janë tri gjërat të cilat duhet patjetër me të hollat e fundit në kartën tuaj?

Libri i fundit i Ceolho-s apo Kadaresë, kremi i fundit i Chanel dhe një dhuratë për ata që i dua.

Cili është pengimi juaj më i madh?

Nuk ndjej asnjë pendim.

Çfarë nuk mund t’u ikë pa e parë në tv?

Lajmet në CNN.

Çfarë ju jep më shumë kënaqësi?

Shëtitjet në mbrëmje me Valin buzë liqenit.

Cila është dhurata më e bukur që keni marrë?

Një unazë që ka një domethënie të pafundme për mua.

Cilin lloj humanizmi apo bamirësie e mbështesni?

Të gjitha llojet, aty nuk kam bërë dallime kurrë, vetëm në raste kur keqpërdoren, jam pa pikë mëshire.

Cilët janë heronjtë tuaj?

është një, Ibrahim Rugova, sot kur ai nuk është mes nesh unë ende mrekullohem nga gjenialiteti i tij.

Cfarë duhet patjetër ta provojë një femër njëherë në jetën e saj?

Dashurinë pa kushte…

Kush është në listën tuaj të mysafirëve për një darkë ideale?

Kam aq shumë saqë nuk i zë kjo intervistë po i shkrova gjithë me emra, familjet, miqtë, një shtëpi plot zhurmë fëmijësh dhe të qeshura të rriturish.

A keni ndonjë talent sekret?

Po, (qesh). Mund t’i bie pianos mbrapsht dhe në baste politike gjithmonë i’a qëlloj se kush do të fitojë dhe ku, (qesh).

Previous articleGjyshja fiton llotarinë duke përdorur numrin e ushqimit që i’u shërbye në restorant
Next articleAngela Martini pushton revistat suedeze, pozon me ish të dashurën e Jude Law