Home LAJME Aeroplani ra në një mision vetëvrasës

Aeroplani ra në një mision vetëvrasës

Një ekip i cili është duke hetuar zhdukjen e Boeingut 777 të Malajzisë, beson se fjala është për një misionin vetëvrasës, raporton Telegraph.

Hetuesit nuk mund të besojnë se një mosfunksionim ose zjarr mund të sjell fluturimin e pazakontë apo paaftësimin e sistemit komunikues, para se aeroplani të ndërrojë rrugën e të fluturojë për shtatë orë derisa të bie në det.

Analiza e fluturimit, sinjalizimit dhe komunikimit tregon se ai “ishte duke fluturuar në mënyrë të duhur”!

Telegraph ka mësuar nga burime zyrtare se hulumtuesit besojnë se ky ishte “akt i qëllimshëm i një personi i cili kishte njohuri të detajuara për ta bërë atë që bëri”, transmeton Telegrafi. Burimi tha gjithashtu se aktualisht nuk ka gjurmë që mund të tregojnë motivin e këtij akti.

Ndryshe, kërkimi do të vazhdojë edhe 24 orë. Por, gjithçka po pengohet nga moti i keq.

“Nuk po e kërkojmë gjilpërën në kashtë”, ka thënë Mark Binskin nga Ushtria australiane. “Sepse, ende nuk e kemi definuar vendin ku është kashta”! /Telegrafi/

Previous articlePrishtina dhe Brukseli ende pa marrëveshje rreth mandatit të EULEX-it
Next articleKrushës së Vogël i dorëzohen mbetjet mortore