Sot zhvilluam një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ku diskutuam për dy projekte të rëndësisë së veçantë për Podujevën: Aeroportin e Dumoshit dhe 100 hektarët në Batllavë, të vëna në funksion të ngritjes së kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këto investime strategjike janë dëshmi e përkushtimit për ta forcuar sigurinë dhe zhvillimin e Podujevës, duke e kthyer komunën tonë në një pikë me rëndësi të veçantë për mbrojtjen dhe stabilitetin e vendit.

Ani pse Podujeva ka vijën kufitare më të gjatë me Serbinë, në të kaluarën nga territori ynë u larguan dy kazerma ushtarake. Sot, falë angazhimit të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit Ejup Maqedonci, po ndërmerren hapa konkretë që Podujeva të jetë më e mbrojtur, më e zhvilluar dhe më e sigurt për të gjithë qytetarët tanë.

Riktheksova gatishmërinë time të plotë për të mbështetur dhe kontribuar në çdo investim që forcon sigurinë dhe mirëqenien e banorëve të Podujevës.