Home LAJME Afganistan: Tetë të vrarë në vendin më të sigurt në Kabul

Afganistan: Tetë të vrarë në vendin më të sigurt në Kabul

Ministria e Brendshme e Afganistanit, ka bërë me dije se të paktën tetë civilë u vranë nga të shtënat në hotelin Serena në qendër të Kabulit.

Zëvendësministri i brendshëm, Mohammed Ayub Salangi, njoftoi sot se në mesin e të vdekurve në sulmin e së enjtes mbrëma janë edhe dy fëmijë e dy shtetas të huaj.

Katër persona të tjerë, sipas tij, janë të plagosur.

Numri i të vdekurve i prezantuar nga Ministria është në kundërshtim me raportet e para ku thuhej se katër persona adoleshentë që kishin hyrë në hotel të armatosur, u vranë nga sigurimi i hotelit.

Talibanët që janë zotuar se do të pengojnë procesin e zgjedhjeve presidenciale më 5 prill në Afganistan, e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, transmeton REL.

Hoteli Serena llogaritej si vendi më i sigurtë në Kabul dhe një ndër vendet më të sigurta në tërë Afganistanin.

Previous articleZbardhen emrat e bartësve të listave për deputetë të BDI-së
Next articleMontella krenar me skuadrën e tij