Home Uncategorized Agani dhe Mustafa biseduan për bashkëpunimin në shëndetësi

Agani dhe Mustafa biseduan për bashkëpunimin në shëndetësi

Agani-MustafaMinistri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani dhe Sekretari i Pwrgjithshwm Gani Shabai pritwn sot në takim kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.

Në këtë takim u bisedua për realizimin e marrëveshjes së përkrahjes për funksionalizimin e maternitetit në komunën e Preshëvës dhe për bashkëpunim dhe përkrahje edhe në aspekte të tjera të ngritjes së kuadrit profesional mjekësor për Luginën e Preshevës.

Ministri Agani e informoi kryetarin e Komunës së Preshevës edhe për programin e mbështetjes së specializantëve nga Lugina për shkollimin e tyre specialistik, me ç’rast gjatë këtijj viti, Ministria e Shëndetësisë do t’i mbështes financiarisht 30 specializantë të Luginës së Preshevës për vijimin e shkollimit spcialistik në Kosovë, sipas programit të filluar më 2012, për çka kryetari i Preshevës, Mustafa, ka falënderuar Ministrin Agani dhe Ministrinë e Shëndetësisë. /RadioRINIA/

Previous articleHapet Festivali i dramës shqiptare “Talia e Flakës”
Next articleValentina Bunjaku: femra e parë kryesuese e asamblesë komunale në Gjilan