Home SPORT Agjenti: Interi kërkon Shaqirin

Agjenti: Interi kërkon Shaqirin

Anësori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, ka tërhequr interesimin e madh të Interit, Liverpoolit dhe Manchester United, ka konfirmuar agenti i lojtarit.

22 vjeçari i është bashkuar Bayernit në vitin 2012, por ka luajtur vetëm 629 minuta në Bundesliga këtë sezon dhe agjenti Erdin Shaqiri ka konfirmuar interesimin e Interit, Manchester United dhe Liverpoolit.

“Ai ka nevojë që të luajë, e kjo te Bayerni është e pamundur”.

“A mund të largohet? Janë klube si Interi, Manchester United, Liverpooli dhe të tjerë që janë të interesuar për të”.

“Nëse ata e konfirmojnë interesimin, atëherë ne jemi të gatshëm t’i dëgjojmë ofertat e tyre”, është shprehur Erdin Shaqiri për Blick.

Shaqiri ka një çmim nga 15 deri 20 milionë euro.

Previous articleAdelina Berisha të shtunën lanson klipin e ri
Next articleSot Dita Ndërkombëtare e Fatit