Futbollisti i Afrikës së Jugut, Rooi Mahatmutsa ka pësuar një aksident pas ndeshjes kampionale. Futbollisti i Orlando Pirates kishte përfunduar ndeshjen kampionale kur me BMW-në e tij e humbi kontrollën e automjetit.
Mahamutsa është një nga njerëzit më me fat në botë që është gjallë sot. Kjo pasi që vetura e tij është prerë në të dy anët nga pengesat rrugore.
BMW-ja përfundoi në mes të një hekuri të gjatë, por që fatmirësisht futbollisti shpëtoi me lëndime trupore./Indeksonline/