Aktivistët propalestinezë bllokuan një objekt të Rheinmetall në Berlin, duke thënë se kompania gjermane e armëve po planifikonte të zgjerojë prodhimin e municioneve të destinuara për Izraelin.

Protesta filloi në mëngjes në lagjen Wedding, ku anëtarët e një grupi që e quan veten “Peacefully Against Genocide” (Në paqe kundër gjenocidit) organizuan një ulje-protestë në hyrje të objektit dhe ngjitën duart e tyre në tokë pranë portës.

Ky veprim pengoi hyrjen dhe daljen e automjeteve për disa orë. Protestuesit shpalosën një pankartë me mbishkrimin “Asnjë përfitim nga gjenocidi” dhe mbanin fotografi që tregonin shkatërrime në territoret palestineze, si dhe në Liban.

Policia mbërriti dhe përdori tretës të veçantë për të shkëputur duart e protestuesve përpara se t’i merrte në paraburgim.