Home LAJME Albright: I papranueshëm krahasimi i Krimesë me Kosovën

Albright: I papranueshëm krahasimi i Krimesë me Kosovën

Ish zyrtarë amerikanë kanë vazhduar të hedhin poshtë krahasimet midis Kosovës dhe Krimesë që po i bën politika e Moskës. Ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright, me një shkrim në Washington Post dënon agresionin rus në Krime.

“Meqenëse agresioni i Putinit ka shkelur ligjin ndërkombëtar, është interesant se ai po përpiqet që të justifikoi veprimet e tij me precedentë. Putin thotë se ai po bënë atë që e bënë shtetet e tjera në Kosovë, gjë që thjesht nuk është e vërtetë”, shkruan Albright, transmeton RTK.

Ajo shkruan më tej se në vitet 1990-ta, ndërhyrjet ndërkombëtare në Ballkan janë miratuar dhe në to kanë kontribuar një numër i madh vendesh në shumë institucione dhe me marrëveshje informale, përfshirë edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Forca u përdor vetëm pasi ishte shteruar diplomacia,” shkruan ish kryediplomatja amerikane, e cila pati një ndër rolet kyçe në mbështetjen e sulmit të NATO-së mbi caqet ushtarake serbe në Kosovë dhe Serbi, nga fillimi i të cilit pasnesër bëhen 15 vjet.

Previous articleHernanes: Interi, ekipi më i mirë
Next articleËshtë shkarkuar apo ka dhënë dorëheqje Daut Xhemajli!