Home SHOWBIZ Alyssa Milano sërish shtatzënë

Alyssa Milano sërish shtatzënë

Aktorja dhe këngëtarja, Alyssa Milano, ka bërë të ditur se ajo është shtatzënë dhe pret fëmiun e saj të dytë.

41 vjeçarja e pret fëmiun e saj të dytë me bashkëshortin David Bugliari.

Milano e konfirmoi këtë lajm në faqen e saj zyrare, duke e shoqëruar edhe një fotografi të saj.

“Ne jemi shumë të lumtur që të ndajmë lajmin që Milo (djali i vogël) do të jetë vëllai i madh”, ka theksuar Milano.

Aktorja e njohur dhe burri i saj David tashmë janë prindër të djalit dyvjeçar, Milo, i cili lindi në gusht të vitit 2011.

Previous articleRita Ora: Jay Z, sikur vëlla për mua
Next articleMolla, gjithmonë e pranishme në dietën tonë