Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se lojtarët e tij janë në gjendje të përgatitur psikike para ndeshjes El Clasico të vikendit.
Reali të martën mposhti me lehtësi Schalken në Ligën e Kampionëve, duke nxehur muskujt para ndeshjes së rëndësishme të së dielës që mund ta përcaktojë edhe kampionin e ardhshëm të Spanjës.
“Ne jemi në formë të mirë dhe vërtet mezi presim ta zhvillojmë ndeshjen. Ne e dimë se do të jetë e vështirë kundër një skuadre të shkëlqyeshme”.
“Që nga ndeshja e fundit mendoj se kjo skuadër është përmirësuar shumë. Ne duhet të luajmë futbollin tonë më të mirë pasi për të mposhtur Barcelonën ju duhet të jeni në 100% të formës”.
“Po, sigurisht se kam vendosur për 11-shen. Nuk mendoj se është e vështirë. Unë nuk do t’i komplikoj gjërat. Do ta thjeshtësoj për secilin”, ka deklaruar Ancelotti.