Türkiye i shprehu sot ngushëllimet Brazilit për humbjen e jetëve të shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në shtetin juglindor të Minas Gerais.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme turke gjithashtu u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.
Sipas zyrtarëve të zjarrfikësve të shtetit Minas Gerais të mërkurën, të paktën 46 persona humbën jetën nga shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e dheut në shtet.
