Home LAJME Anulohet përsëri konkursi në QKUK

Anulohet përsëri konkursi në QKUK

fotoSektori i shëndetësisë në vend, asesi nuk po rehatohet. Së fundmi, është anuluar edhe konkursi i fundit për drejtorë të klinikave dhe instituteve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Lajmin në fjalë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti.
“Konkursi për drejtor të Klinikave dhe institutive të QKUK-së ka qenë i shpallur para se të formohet Bordi i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Në ndërkohë, më 29 janar, Qeveria e Kosovës ka miratuar formimin e Bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitare të Kosovës, i cili tash e tutje, udhëheq me QKUK-në dhe spitalet e përgjithshme, të cilat janë pjesë e një shërbimi të vetëm të integruar, sipas Ligjit të ri të Shëndetësisë”, ka thënë Hoti, në përgjigjen drejtuar Indeksonline.
Sipas tij, me formimin e këtij Bordi, kompetencat mbi QKUK-në dhe spitalet i merr ky Bord menaxhues, i cili e zgjedh me konkurs edhe drejtorin e përgjithshëm të SHSUK-së dhe udhëheq procedurat edhe për zgjedhjen e drejtuesve të njësive të këtij shërbimi.
Ndërkohë që Hoti, bënë me dije se në procedurë është konkursi për drejtor të përgjithshëm i SHSKUK-së dhe drejtor financiar të Bordit drejtues të SHSKUK-së, pastaj shpejt do të zgjedhen edhe drejtorët e klinikave të QKUK-së.
Ndryshe, konkursi për drejtorë të QKUK-së është shpallur dhe anuluar disa herë radhazi, e cila është parë si papërgjegjësi e plotë nga ana e institucioneve shëndetësore.

Previous articleQeveria mori vendim që të ndërtoj Stadiumin Kombëtar të Kosovës
Next articleReklama e Ritës për Rimmel