Home LAJME Ardian Gjini: Qeverisë vetëm në fushatë i bien ndër mend për veteranët

Ardian Gjini: Qeverisë vetëm në fushatë i bien ndër mend për veteranët

Deputetët kanë kërkuar dhjetë minuta pushim për t’u kthyer dhe vendosur nëse do të hyjë në rend të ditës Ligji për Veteranët e Luftës.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Ardian Gjini ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po keqpërdor edhe Ligjin për Veteranët e UÇK’së.

Sipas tij, Qeveria po mundohet të përfitojë vota përmes realizimit të një të drejte të veteranëve.

“Qeverisë s’i ka interesuar dhe nuk i ka rënë në mend për këtë ligj”, ka thënë Gjini.

Gjini ka thënë se është pro hyrjes së në rend të ditës projektligji për vetëvarët.

Sidoqoftë, Vetëvendosje ka kërkuar që ky ligj të shkojë në bazë të procedurës së rregullt dhe të procedohet për javën e ardhshme.

Ndërkohë, Adem Grabovci i PDK’së, ka thënë se

“Kur janë evituar të gjitha pengesat, ne plotësisht e përkrahim që sot të shmangin procedurat dhe ta vëmë në rend të ditës”, ka thënë ai.

“Boll kanë pritur 15 vite. Është tepër edhe një ditë me prit”, ka shtuar ai.

Deputetët kanë kërkuar dhjetë minuta pushim për t’u kthyer dhe vendosur nëse do të hyjë në rend të ditës Ligji për Veteranët e Luftës.

Previous articleKinezja UJK!
Next articleSateliti tajlandez identifikon edhe 300 objekte në Oqeanin Indian