Home Uncategorized Arifaj: Një Parti e Fortë edhe në Maqedoni

Arifaj: Një Parti e Fortë edhe në Maqedoni

visar_arifaj_2013_1Kryetari i Partisë së Fortë në Kosovë, Visar Arifaj, ka thënë: Pse mos të formohet një Partia e Fortë tek shqiptarët edhe në Maqedoni!?

“Jemi ka diskutojmë për këtë temë dhe pse të mos ndodhë kjo”, ka theksuar Visar Arifaj.

Duke thënë se cili do të ishte simboli i kësaj partie, për dallim nga simboli i PF-së që e ka në Kosovë, Arifaj thotë se simboli duhet të jetë “Aleksandri i Madh”, pasi që edhe ky është një simbol i historisë kombëtare të shqiptarëve.

Partia e Fortë dhe lideri i saj Visar Arifaj u përfshinë në zgjedhjet lokale kryesisht për Prishtinën, ku kandidati i saj mori një numër simbolik të votave. Kjo parti përcolli mesazhe ironizuese gjatë fushatës, por edhe një skenë tallëse me subjektet e tjera politike në Kosovë. /Ina/RadioRINIA/

Previous articleLuta: Zhegra kampione me punë dhe rezultat
Next articleTask Forca për mbështetjen e Shërbimit Korrektues