Home LAJME Arma me pamjen e një iPhone

Arma me pamjen e një iPhone

99717Një 14-vjeçar u arrestua nga policia pasi posendonte një armë në formë iPhone. Arma e sekuestruar me ngjyrë të zezë në pjesën e sipërme ka një shirit ngjyrë të argjendtë. Kurse në pjesën anësore, janë butonat e volumit, të cilat nuk janë të tilla.

“Arma ka pamjen e një iPhone të zi, por butonat e volumit janë më të shquara se zakonisht. Në pjesën e sipërme ka një shirit të argjendtë dhe dy vrima prej të cilave qëllohet. Butonat e volumit shërbejnë për të aktivizuar pajisjen. Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se posedimi i këtyre armëve është një vepër penale”, tha rreshteri i policisë Phil Marsh.

Armët në formën e celularëve prodhohen kryesisht në Kinë dhe mund të blihen në internet për rreth 20 euro.

Previous articleSheikët, të gatshëm ta blejnë edhe Milanin
Next articleVitamina C ul rrezikun për goditje në tru