Home Uncategorized Arrestim i personave me Urdhëresë të Gjykates

Arrestim i personave me Urdhëresë të Gjykates

Gjilan- Me date 27.01.2014, prej orës 06:00, kemi realizuar Planin Operativ, Arrestimi i personave me fletërreshtime dhe urdhëresa me burg efektivë. Konform këtij plani kemi operuar në të njëjtën kohë, dhe kemi kërkuar tetë persona te dyshuar ne shtëpitë e tyre për realizim të urdhëresave gjyqësore me burg efektive.

Prej tyre tre persona të dyshuar janë arrestuar ndërsa pesë të tjerë sipas informatave të marra nga familjaret e tyre shumica prej tyre gjinden jashtë shtetit.

Personat e arrestuar:

1. S. R. del: (1969). Gjilan, tre (3), vite burg efektiv.

2. R. A. (1985), fsh: Livoq i Ulte, Katërmbëdhjetë (14) muaj, burg efektiv. 

3. H. H. (1986), Gjilan,  Njëzet e dy (22), ditë burg efektiv.

Personat e dënuar dy nga ta dërgohen ne burgun e Dubraves, për vuajtje te dënimit, ndërsa personi i tretë dërgohet në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan për vuajtje te dënimit. /RadioRINIA/

Previous articleVjedhje rëndë ne Gjilan
Next articlePosedim i substancave Narkotike