Një person është arrestuar nën dyshimin se muaj më parë ka dhunuar një vajzë në Podujevë.

Sipas raportit policor, viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësorë.

Kurse, i dyshuari pas intervisitimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM-Podujevë / Nëntor  2025. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare.Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/