Home Uncategorized Arrestohet një polic i Kosovës

Arrestohet një polic i Kosovës

Gjilan – Në Gjilan është arrestuar një pjesëtar i Policisë së Kosovës, me dyshimin se ka kryer veprën penale lëndim trupor, këtë thuhet se e ka bërë për shkak të një borxhi.

Incidenti raportohet se ka ndodhur të shtunën (25.01.2014) në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan, ku zyrtari policor, jashtë detyrës zyrtare, ishte involvuar në një rast rrahje duke i shkaktuar lëndime trupore viktimës, pas një mosmarrëveshje verbale rreth një borxhi.

Për shkak të lëndimeve trupore viktima është dërguar për trajtim mjekësor në qendrën mjekësore në Gjilan.

“Pas marrjes së informacioneve për këtë rast si dhe marrjes së deklaratave nga ankuesi si dhe dëshmitarët okular, në konsultim me Prokurorin përgjegjës, zyrtari policor G. J. është arrestuar nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale lëndim trupor”, njofton Policia.

Atij i është caktuar, masa e ndalimit, për 48 orë.

Ndaj zyrtarit policor, që ka qenë duke punuar në Policinë kufitare – Drejtoria Lindje, është marrë edhe masa e suspendimit me pagesë deri në përfundim të hetimit. /RadioRINIA/

Previous articleMrekullia e shpëtimit të vogëlushes në Siri (Foto+Video)
Next articleBB: “Radika”, vetëm me leje të Kosovës e Shqipërisë (Video)