Home SHËNDETËSI Arritje të mundshme në trajtimin e Sidës

Arritje të mundshme në trajtimin e Sidës

foto (8)Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara po flasin për disa trajtime mjekësore premtuese, të cilat mund të kurojnë SIDË-n.

Në një studim të publikuar sot në revistën mjekësore “The New England Journal of Medicine”, mjekët në Universitetin e Pensilvanisë morën qeliza gjaku të 12 pacientëve të prekur nga virusi HIV dhe përdorën një teknikë për heqjen e proteinës, gjë që lejon virusin e Sidës t’u ngjitet qelizave të gjakut. Pastaj, mjekët i injektuan përsëri qelizat tek pacientët dhe për një muaj nuk u dhanë atyre ilaçet që merrnin kundër sidës.

Virusi u rikthye tek të gjithë pacientët, me përjashtim të njerit prej tyre. Por mjekët konstatuan se qelizat e trajtuara duket se ishin të mbrojtura nga virusi. Rezultatet e këtij eksperimenti tregojnë që disa nga pacientët me HIV mund të mos përdorin më mjekime të përditshme për kurimin e infeksionit.

Ndërkohë, mjekët në një konferencë për SIDË-n që u mbajt dje në Boston, njoftuan se një foshnje e dytë e lindur me HIV, tani nuk ka më shenja të virusit, falë trajtimit agresiv me ilaçe, menjëherë pas lindjes vitin e kaluar në një spital të Los Anxhelosit.

Rasti i parë i kurimit të një foshnjeje të lindur me HIV ndodhi në Misisipi, ku fëmija u kurua menjëherë pas lindjes me ilaçin antiviral dhe analizat e mëvonshme treguan se nuk e kishte më infeksionin.

Previous articleMë pëlqen të bëhem nuse me tradita shqiptare!
Next articleNënat që ushtrojnë gjatë shtatëzënisë, lindin fëmijë më të shëndetshëm