Home SPORT Arsenali ngec sërish, shpresa për titull po shuhet

Arsenali ngec sërish, shpresa për titull po shuhet

Arsenali ka barazuar 2-2 me Swansean në shtëpi, dhe shpresat për titull po shuhen dalë ngadalë.

Wilfried Bony heshti stadiumin në minutën e (11’).

Jo shumë minuta pasi hyri në lojë, Lukas Podolski e barazoi rezultatin (73’).

Menjëherë pas, Olivier Giroud realizoi për epërsinë e Topçinjve (74’). Sërish ishte i përfshirë Podolski, i cili ishte arkitekt i golit.

Megjithatë, Topçinjtë nuk e ruajtën avantazhin deri në fund të takimit dhe u ndëshkuan nga një autogol i Mathieu Flaminit (90’).

Arsenali është i katërti në tabelë me dy pikë më pak se Liverpooli që këtë xhiro luan kundër Sunderlandit. Lideri Chelsea është gjashtë pikë larg.

Previous articleUnitedi ‘kërkah’, City i afrohet Chelseat
Next articleÇfarë duhet të dimë rreth anestezisë