Home LAJME Ashton: Progres në bisedimet për programin bërthamor të Iranit

Ashton: Progres në bisedimet për programin bërthamor të Iranit

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton, tha sot se Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, kanë realizuar në ditën e dytë të takimit, diskutime domethënëse dhe të dobishme, për gjetjen e një zgjidhje afatgjate rreth programit bërthamor të Iranit.

Zonja Ashton, tha se palët do të takohen në fund të javës së parë të muajit prill, dhe se takimi sërish do të jetë në Vienë. Negociatat që po zhvillohen në Vienë kanë për qëllim arritjen e një marrëveshje afatgjate rreth armëve bërthamore të Iranit, shkruan rel.

Fuqitë botërore po kërkojnë nga Irani kufizim të aktivitetit bërthamor në këmbim të heqjes së disa sanksioneve.

Marrëveshjja e përkohshme që ishte arritur për këtë çështje do të skadoj në korrik.

Previous articleSllovakia ofron bursa për studentët kosovarë
Next articlePas ndarjes, Zanfina me një selfie