Home Kuriozitete Asteroidi bombë, rikthehet të “vizitojë” Tokën!

Asteroidi bombë, rikthehet të “vizitojë” Tokën!

Një “njohje e vjetër” ndër asteroidët në kontakt të vazhdushëm me planetin tonë është ai “2003 QQ47”, i zbuluar në vitin 2003 dhe që në fillim, u konsiderua si përgjegjësi i mundshëm i një Armagedoni të denjë për Hollywood.

Ja që do të na bëjë tjetër “vizitë” nesër, më 26 mars, kur do të arrijë distancën minimale nga Toka, prej 18 milionë kilometrash.

Shkencëtarët kanë projektuar menjëherë mbi këtë trup qiellor të gjithë vëmendjen e mundshme. Po, sepse nëse do të godiste Tokën, ky asteroid do të ishte në gjendje të gjeneronte forcën e 20 milionë bombash atomike të Hiroshimas. Gjithsesi, sipas ekspertëve, Toka nuk ka asnjë rrezik.

Asteroidi 2003 QQ47, me diametër 1.5 kilometra, ka marrë një vëmendje të madhe nga mediat në ditët e fundit, pikërisht se kishte një probabilitet të vogël përplasjeje me Tokën. Mirëpo realisht nuk ka vend për shqetësim, sepse bëhet fjalë për një kategori asteroidi, që sipas specialistëve ka qenë i shpeshtë me “vështrim” nga Toka gjatë periudhës së fundit. Pikërisht është rasti i katërt për gjatë këtij viti 2014 që kalon një trup qiellor, i ngjashëm me “2003 QQ47”.

Previous article​Kosovari nga Ferizaj vdes si muxhahdin në Siri
Next articleKëshilla për të vënë fëmijët në gjumë në kohën e duhur