Raphael Domjan, ideatori i Solar Stratos dhe grupi i tij i studiuesve kanë prezantuar projektin e një monoplani dyvendësh, që vihet në lëvizje nga një motor elektrik prej 13.5 KW, i ushqyer vetëm nga dielli.
Mjeti fluturues do të jetë 7.70 metra i gjatë, 20 metra i gjerë dhe në total do të peshojë rreth 350 kilogramë.
Avioni do të lëvizet nga një helikë e ushqyer nga energji e prodhuar nga 20 metra katrorë panele fotovoltazhi të vendosura tek krahët. Projekti në fjalë është prezantuar në Muzeun e Ajrit dhe Hapësirës që po mbahet në Le Bourget, në hyrje të Parisit. /Veriu.info/