Home LAJME Avni Zogiani sulmon Isa Mustafën: Ka lidhje me mafian e ndërtimeve

Avni Zogiani sulmon Isa Mustafën: Ka lidhje me mafian e ndërtimeve

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani vazhdon sulmet ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Ai ka postuar një status në profilin e tij në FB, ku shkruan së kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është aksionar në KF – Prishtina me biznesmenin Ragip Mustafa.

Sipas Avani Zogianit, pronari i “Beni Dona”, Ragip Mustafa ka bërë ndërtime te egra dhe Isa Mustafa sa ishte kryetar i Komunës së Prishtinës i ka dhenë atij tenderë prej miliona eurosh.

Kjo sipas Zogianit është lidhja e Isa Mustafës me mafian e ndërtimeve, citon gazetablic.

Statusi i Zogianit në FB

“…sa me e sqarue edhe njehere: Isa Mustafa eshte aksioner ne KF “Prishtina” bashke me ndertuesin pa leje, Ragip Mustafa, madje kompanise se ketij te fundit “Beni Dona” edhe ia ka dhene tenderin prej miliona eurosh per ndertimin te rrethi i Prishtines, edhe pse ne dijeni se ka bere ndertime te egra….. Pra kryetari i LDK-se ka lidhje me mafian e ndertimit..”, ka shkruar Zogiani në FB.

Previous articleMihrija shkëlqen edhe në Turqi (FOTO)
Next articlePartitë politike nuk i tregojnë financuesit e tyre