Home SPORT Balotelli dhe Poli gati për Atleticon

Balotelli dhe Poli gati për Atleticon

bbbaaClarence Seedorf do të ketë në dispozicion Milanin më të mirë në ndeshjen e sezonit. Në ferrin e “Vincente Calderon”, numri një i stolit të kuqezinjve mund të hedhë në fushë 2 “djaj” të vërtetë. Flasim për Mario Balotellin dhe Andrea Polin. Buletini mjekësor i klubit të rrugës “Aldo Rossi” tregon se, sulmuesi i kombëtares italiane dhe mesfushori polivalent janë drejt rikuperimit të plotë nga dëmtimet që kanë pësuar ditët e fundit.

Kështu, SuperMario, që dje është stërvitur i ndarë nga grupi, ka biseduar gjatë këtyre ditëve me Seedorfin dhe ka rënë dakord që të luajë pak minuta në sfidën e radhës të Milanit në Serie A përballë Udineses (ditën e shtunë). Ndërkohë që për duelin e së martës, i vlefshëm për një vend në çerekfinalet e Champions League, pritet që Balo të luajë nga minuta e parë.

Ndërkohë që për Polin rikuperimi i plotë pritet të hënën. Mesfushori nuk do të rrezikohet në transfertën e Udines, pasi përveç traumës në kafkë që mori në duelin Milan-Juventus, theu edhe gishtin e vogël të dorës së djathtë.

Previous articleGazetarët ndërkombëtarë të impresionuar me ndeshjen Kosovë- Haiti
Next articleMediat serbe: Ujkani fton Milanoviqin të luajë për Kosovën