Home LAJME Banorët e Karaqevës: Kryeministër hajde bëj “selfie” edhe te ne, se edhe...

Banorët e Karaqevës: Kryeministër hajde bëj “selfie” edhe te ne, se edhe ne jemi Kosovë

Banorët e fshatit Karaqevë që ndodhet në kufi me Serbinë, ndihen të lënë anash nga Qeveria e Kosovës. Prandaj ata kanë porositur të gjithë udhëheqësit që të shkojnë atje, dhe të shohin se si jetojnë. Një porosi interesante kanë edhe për Hashim Thacin, kryeministrin e Kosovës.

Selver Lenjani, përfaqësues i fshatit ka ftuar Thaçin për një “selfie” me banorët afër tytave të armëve të xhandarmërisë serbe.

“Pse jo edhe Hashim Thaçi mund të vije në Karaqevë e të bëjë “selfije” me banorët e rrezikuar nga tytat e xhandarmërisë serbe. Edhe ne jemi Kosovë dhe fotoja do të dukej bukur” thotë me ironi Lenjani.

Lenjani pos që ka humbur durimin ai ka filluar të ndihet i zhgënjyer në institucionet qendrore, tek të cilat thotë se ka pasur fije shprese se do të merren seriozisht me problemin e vijës kufitare në Karaqevë, raporton rajonipress.

Lenjani thotë se protesta e fundit nuk pati efekt sepse hasi në vesh të shurdhër.”Mesazhi kryesor i protestës ishte që Edita Tahiri të flas për Karaqevën në bisedimet e ekipit negociator. Ajo nuk foli asnjëherë dhe nuk na ftoj asnjëherë në takim” thotë Lenjani.

Sipas tij, është e pakuptimtë edhe heshtja e Jakup Krasniqit. “Kryeparlamentari na takoj në takim vetëm sa për sy e faqe dhe kurrë nuk e foli asnjë fjalë për Karaqevën. Vërtet nuk i kuptojmë këto demagogji të politikanëve tanë”. Lenjani mendon se tani urgjente për Karaqevën mbetet sensibilizimi i Edita Tahirit dhe iniciativa e saj që ta diskutojë në ekipin negociator vijën kontestuese në Karaqevë.

Previous articleKafshët shtëpiake “mjekët” e sëmundjeve psikike
Next articleRritet numri i papunësisë në Francë