Home SPORT Bartomeu: Askush nuk dëshiron ta shesë Messin

Bartomeu: Askush nuk dëshiron ta shesë Messin

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se ata janë afër për të arritur një marrëveshje të re me Lionel Messin.
I freskët nga hat-tricku në El Clasico, duket se këtë javë, babai i Messit, Jorge, dhe Bartomeu kanë gjetur rrugën për të marrëveshje të re.

“Ne kemi thënë në disa muajt e fundit se ne duam lojtari më i mirë në botë të jetë lojtari më i paguar në botë. Ne punojmë në këtë drejtim”.

“Messi nuk është për shitje dhe askush (në bord) nuk dëshiron ta shesë atë. Ai është një prej nesh. Ai e ka ADN-në e Barcës, dhe mund të largohet kurdo që dëshiron”, ka thënë Bartomeu.

Previous articleE tmerrshme, policët vrasin të pastrehun (Foto)
Next articleJuve ta shesë Pogban për 80 milionë?